Gjykata e Posaçme ka caktuar vazhdimin e masës ‘arrest me burg’ të dhënë në mungesë për Ramazan Rrajën. Atij përveç akuzave të mëparshme për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, i është shtuar edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.
Ramzan Rraja u arrestua dy ditë më parë në Vorë. Bashkë me Rrajën u arrestua gjithashtu edhe Louis Konomi, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.
Ramzan Rraja ishte në kërkim në lidhje me atentatitn ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, teksa ndaj tij ishte lëshuar nga SPAK një urdhër për shoqërim të detyrueshëm.
Ndër të tjera mësohet se Rrajës i është gjetur edhe një armë zjarri në momentin e arrestimit. Për këtë arsye ndaj tij është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.