I ftuar në “Breaking nga Xhoi Malësia”, gazetari Adriatik Doçi ka folur në lidhje me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Ai tha se largimi i tij për t’u mos u përballur me drejtësinë shpjegon se është fajtor.
“Ne nuk e dimë tani se ku ndodhet Arben Ahmetaj, por shmagia e tij për t’u përballur me drejtësinë, është kosto për maxhorancën, por edhe për atë personale. Është një fyerje e madhe dhe për zgjedhësit, sepse mbante një nga postet më të mëdha në qeveri”,