Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Lulzim Allkushin, personin i cili montoi ashesorin në lokalin ku humbi jetën aksidentalisht një 17-vjeçar.

Mbi Allkushin rëndon veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

43-vjecari kishte ndërtuar në mënyrë artizanale ashesorin në subjektin e Spiro Iljadhit katër vite më parë, edhe pse ishte i palicensuar për këtë punë, teksa për 4 vite ky mjet transporti nuk ishte kontrolluar.