Deputeti opozitar Saimir Korreshi ka folur në lidhje me përplasjet që po ndodhin brenda PD dhe ndarjen e saj në 3 grupime.
Ai u shpreh gjatë një emisioni televiziv, se të gjithë duan të jenë kryetarë, por kjo gjë duhet të zgjidhet dhe që të formohet një bashkim mes grupeve. Korreshi tha se e rëndësisshme mbetet dhe fakti se ish-kryeministri Sali Berisha është i shpallur non-grata nga SHBA.
“Zoti Berisha i vetëm nuk na sjell në pushtet dhe për këtë duhet të kishte një kthim pas. Na dha 6 marsin që ishte edhe një tallje. Morëm një kosto të madhe më 14 maj. Kishim kaq kohë që kërkonim bashkim, por u bëmë tre ndasi. Pra të gjitha pozicionet thonë që unë dua të jem kryetar. Sot ka qenë një mbledhje e përbashkët, por duhet ndarë si duhet bërë linja opozitare që t’i shtojë shpresat shqiptarëve.
Ashtu si nuk njohim Lulzim Bashën si kryetar të PD, por njohim një proces përbashkues, një proces politik gjithëpërfshirës qoftë ato që mbështesin Bashën dhe Berishën duhet të shkrihet dhe të krijohen strukturat. Kandidat për kryeministër nuk kemi arritur, por duhet parë edhe ngërçi i Berishës me ndërkombëtarët”, tha Korreshi.