Kryeministri Edi Ramak a reaguar pas daljes nga spitali, ku iu nënshtrua nëj ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nëpërmjet një reagimi në rrejtet sociale, kryeministri Rama deklaron se tashmë ndodhet në shtëpi, ku do vazhdojë rikuperimin, Teksa falenderon stafin mjekësor dhe mbështetësit, ai shton se beson se do kthehet shuëm  shpejt në teren.

Kujtojmë se kryeministri është paraqitur në urgjencën e spitalit të QSUNT në orët e para të 17 prillit, ku i është nësnhtruar një operacioni për heqjen e apandecitit.

Postimi i plotë i Ramës:

Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi.