Gleard Gusholli është lënë në burg nga Gjykata ditën e sotme, nën akuzë për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, 28-vjeçare.

Megjithatë, avokati i tij ka kërkuar masë më të butë sigurie, ndërsa ka zbuluar dhe detaje të reja nga marrëdhënia e çiftit.

 Ai pretendon se 31-vjeçari merrte anti depresantë, ndërsa ka ngritur akuza se edhe 28-vjeçarja e ka dhunuar Gushollin kur ishte nën efektin e lëndëve narkotike.