Partia Demokratike, e mbështetur nga Partia e Lirisë, ka thirrur shqiptarët sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në orën 12:00 për të protestuar kundër qeverisë ‘Rama’.

Mijëra protestues janë nisur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme.

Pak më parë, Partia e Lirisë ka publikuar një video në Tik-Tok, ku të rinjtë e PL-së kanë ironizuar Ramën, ndërsa në sfond dëgjohet kolona zanore e përdorur nga spektakli “Big Brother VIP” kur Arbana Osmani zbulon vendimin e publikut për eliminimin e banorëve.

Presim zarfin e zi dhe komunikimin final. Populli i Lirisë ka vendosur se personi që duhet të lërë menjëherë Shqipërinë, duke hequr dorë përfundimisht nga vjedhja dhe shkatërrimi i vendit, është Edi Rama”, dëgjohet teksa komunikon ‘vendimin’ e reja e PL-së.