Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Laç, ku një biznes u sulmua me breshëri plumbash.

Uniformat blu njoftojnë se është identifikuar autori, i cili në fshatin Gjorme, Mamurras, ka gjuajtur me breshëri plumbash fasadën e biznesit në pronësi të 36-vjeçarit me iniciale F.T.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e  dyqanit  në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Falë veprimeve të shpejta hetimore  profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij. Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për  dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.