Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, së bashku me bashkëshorten e tij.
GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 nga 12 të arrestuarit në kuadër të një aksioni për goditjen e dy grupeve kriminale të cilët vidhnin bizhuteri dhe mallra luksi në Francë e shisnin në Shqipëri, teksa për vajzat e Idrizajt është vendosur masa “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitjeje’.
SPAK goditi 2 grupe kriminale, të cilët akuzohen se çuan nga Shqipëria në Francë 2.8 mln euro për t’i pastruar, e po ashtu sillnin në vendin tonë mallra luksoze në mënyrë kontrabandë.
Agustin Mesuli, arrest me burg;
Altin Dode, arrest me burg;
Florion Baku, arrest me burg;
Sokol Idrizaj, arrest me burg; ish-shoferi i Ardi Veliut
Bora Idrizaj, arrest shtëpie, vajza e Sokol Idrizaj
Dejvi Skenderaj, detyrim paraqitje;
Vangjush Kashara, arrest me burg;
Tomorr Baruti, arrest me burg;
Elda Idrizaj, arrest me burg, bashkëshortja e Sokol Idrizajt;
Egi Idrizaj, detyrim paraqitje; vajza tjetër e Sokol Idrizaj;
Gentian Aga, arrest me burg;
Alid Shehi, arrest me burg.