Edhe pse jemi në prill, duket se pranvera edne nuk po vjen teksa eshjet e borës vazhdojnë.

Policia ka njoftuar se për shkak të reshjeve, është bllokuar aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë. Sipas policisë, po punohet për hapjen e këtij aksi, ndërsa kërkohet që të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë, është  bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojn për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë”, thuhet në njoftim.