Është publikuar ditën e sotme fotoja e dy prej viktimave që ndërruan jetë në aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi.

Bëhet me dije se dy nga viktimat, edhe më të rinjtë në moshë ishin Ergin dhe Ardit Peposhi përkatësisht 19 dhe 16 vjeç.

Viktimat ishin të dy kushërinj, djemë xhaxhallarësh dhe po shkonin në Greqi tek babai i 16 vjeçarit për të mbledhur qershi.

Njoftojmë se po ditën e sotme janë bërë publike për mediat  edhe emrat e të 5 viktimave përkatësisht shoferi, Besim MUCAJ 27.03.1968. Ilir DACI 28.07.1973. Ergin PEPOSHI 23.09.2004. Ardit PEPOSHI. 06.12.2007. Gazmen BRAHAJ, 07.07.1976.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 87 të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.