Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Greqi, që u mori jetën 5 shtetasve shqiptarë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme dhe sipas burimeve nga mediat e huaja, makina me të cilën ata udhëtonin është përplasur me një kamion. Mësohet se automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të paqarta dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Ndërkohë drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

Për nxjerrjen e trupave të pajetë nga makina është dashur ndihma e zjarrfikësve. Mjeti ishte me targa shqiptare dhe ende nuk është bërë identifikimi i viktimave.