Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka habitur me komentin e tij sot në seancën parlamentare.
“Këtu është për të qarë e për të qeshur dhe skam ndërmend të flas për procedurë. As kam ndërmend të diskutoj dhe të flas për procedurë. Keni vjedh ju apo kemi vjedh ne? I keni ju në burg apo i kemi ne? Ia keni dhënë ju në gojë popullit apo ne? Ça ka ngelur tani?
Vetëm të heqim pantallonat këtu. Të na vijë turp. Përsa i përket raportit, kur doni ju si maxhorancë, për të futur një projektligj, e përgatisni raportin dhe gjithçka dhe e sillni. Keni disa raste. Në rastin e Tahirit erdhët brenda 24 orësh dhe e votuan heqjen e imunitetit.
Keni rastin sot. Keni rastin e zonjës Xhaçka dhe nuk bëni raport. Gjeni artifica për t’i dhënë mundësi personave për të fshehur gjurmët dhe për të fshehur ato që duhet të fshehin. Ju nuk e bëni se ju dhimbsen procedurat,” tha Sula.