Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përfshirë në një debat të ashpër me deputeten socialiste Ermonela Felaj.

Të dy deputetët kanë ofenduar rëndë njëri-tjetrin, teksa fillimisht Felaj e ka cilësuar Barhdin “palaço”, pasi ky i fundit po këmbënglte që në seancën e sotme parlamentare të diskutohej në lidhje me kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së nuk i kurseu ofendimet dhe akuzat për Felajn, se ajo ka marrë ryshfete dhe është e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“Palaço mua më ka thënë krye mafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë  e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!

Ata duan t’i japin kohë Ahmetajt që të prishë provat. Rama duhet të vijë që të japë llogari së si po shkojnë negociauat. Duhet të vijë që të japë llogari për udhëtimet e Damian Gjiknurit. Se kisha vënë një sfidë me Gjiknurin, se më tha; o ti ose unë dhe vërteto udhëtimet me Mërtirin dhe Zoton. U vërtetuan udhëtimet. Ndaj s’ka ardhur këtu. Më mirë të lërë mandatin”, tha Bardhi.