Kryeministri Edi Rama ka bërë publik objektivat e PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kreu i qeverisë tha se PS synon minimalisht rezultatin e zgjedhjeve të kaluara.
“Objektivi minimal është rezultati i zgjedhjeve të shkuara. Ne kemi objektiv bazë të arrijmë 78 mandate dhe objektiv maksimal 88 mandate, jemi bazuar në analiza”, tha kreu i qeverisë.
Në shkodër objektivi bazë 4, objektivi maksimal pesë mandate
Në Lezhë objektivi bazë 3 mandate, 4 mandate
Dibër, objektivi bazë dhe objektivi maksimal 3 mandate
Kukës, objektivi bazë dhe objektivi maksimal 2 mandate
Durrës, objektivi bazë 8 mandate, objektivi maksimal 9 mandate
Tiranë, objektivi bazë 19 mandate, objektivi maksimal 20 mandate
Elbasan, objektivi bazë 8 mandate, objektivi maksimal 9 mandate
Fier, objektivi bazë 10 mandate, objektivi maksimal 11 mandate
Berat, objektivi bazë 5 mandate, objektivi maksimal 6 mandate
Korçë, objektivi bazë 6 mandate, objektivi maksimal 7 mandate
Vlorë, objektivi bazë 8 mandate, objektivi maksimal 9 mandate /Gazeta SHQIP