Vrasësi Henrik Hoxhaj nuk do të ketë më statusin e të “penduarit të drejtësisë”.

Ky status i është hequr me kërkesë të Prokurorisë, pasi sipas hetuesve, deklarimet e Hoxhës, binin ndesh dhe nuk ishin të njëjta me ato të Nuredin Dumanit.

Henrik Hoxhaj në Prill të vitit të kaluar mori statusin e bashkpuntorit,  duke treguar disa ngjarje për të cilën ai vet ka marrë pjesë me Nuredin Dumanin.  Por nga analiza e faktve, disa nga këto dëshmi ku ka treguar për disa atentate të kryera në bashkëpunim me Dumanin nuk korrespondojnë me ato të këtij të fundit.

Së fundmi, edhe Skerdi Tase u vetëofrua si bashkëpunëtor, duke rrëfyer të dy atentate, atë me porosi të Albert Pashajt për të vrarë Aredin Beharin si dhe atentatin ndaj Lulzim Mashës, administratorit të një shkolle private në Tiranë.

Henrik Hoxhaj njihet si krahu i djathtë i Niredin Dumanit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin e persona të tjerë, kryen disa vrasje, më të rëndat ajo e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkozës Anxhelo Avdiajt.