Detaje të rënda janë bërë publike nga rasti i përdhunimit të ndodhur prej një muaji rresht në Greqi nga një grup 15-16 vjeçarësh ndaj shokut të klasës.
Bëhet me dije nga burime për mediat se ngjarja ka ndodhur mes muajit nëntor- dhjetor 2022, teksa një grup adoleshentësh kanë përdhunuar në grup shokun e tyre të klasës.
Nga ana tjetër mësohet gjithashtu se adoleshentët e kishin filluar të gjithë skenën e ndodhur dhe ua kishin shitur këtë material pornografik palëve të treat për çëshjjte biznesi dhe tregtimi.
Ndaj tyre është ngritur procedim – sipas rastit – për një bandë që ka kryer përdhunim, në bashkëpunim dhe në vazhdimësi, pornografi të të miturve, si dhe për shkelje të ligjeve për drogën dhe armët, ndërsa është ngritur procedim për dy të mitur të tjerë, detajet e së cilës ende nuk janë identifikuar.
Nënvizohet se në kontrollet e kryera në banesat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar celularë, peshore precize, një pako najloni me 5.12 gramë kanabis, një rende metalike me mbetje kanabisi si dhe sende të tjera në lidhje me rastin.