Detaje të rënda janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Fushë-Krujë, ku një 34-vjeçar u gjet i pajetë.
Mësohet se viktima Indrit Ndoj është gjetur në një kanal anash rrugës nga familjarët e tij, të cilët kanë dalë në mëngjes për të shkuar në punë dhe rastësisht kanë parë të afërmin e tyre në kanal.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur natën, pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen “Bakushe Visha”. Dyshohet se i riu është vrarë me armë zjarri, pasi në këmbë iu gjet një plagë. Gjakderdhja dyshohet se i ka marrë jetën.