Policia e Shtetit ka zbarkuar për kontroll në banesën e ish-deputetit Rrahman Rraja, në tentativë për të gjetur djalin e tij Rexhep Rraja, i shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar në drejtim të Bilbil dhe Jashar Majës.

Që në fillim ish-deputeti socialist mësohet se ka ftuar policinë që të ushtrojë kontrolle, por për shkak se ai ishte me imunitet deputetit nuk janë bërë.

Pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate.

Personat e shpallur në kërkim janë, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.

Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.