Teksa na ndan vetëm pak nga nisja e protestës së opozitës, disa qytetarë kanë nisur të grumbullohen në selinë e Partisë Demokratike.
Një prej tyre është deklaruar për mediat, teksa tha se nëse Gjykata e Apelit nuk i jep vulën e PD-së Berishës sot do të jetë katastrofë. Po ashtu ai ka theksuar se ata janë nën drejtimin e Berishës dhe se do të bëjnë çdo gjë që u kërkon ai.
“Tek drejtësia nuk kam besim fare. Vetëm nën drejtimin e Berishës, çfarë të thotë doktori, dhe ne duam një drejtim dhe ne për këtë punë, ça të na thotë Berisha jemi gati të veprojmë. Rama nuk ka paqe, nuk ka karakter e burrni, është tradhtar, s’ka besim te ai lloj robi, ai është tradhtar i kombit tonë. Shihi vërdalle, ka vetëm burra të vjetër se të rinjtë kanë ikur. Mua më kanë ikur fëmijët e mi, në Gjermani e Itali, s’ka të ardhme duam apo nuk duam ne ky pushtet duhet rrëzuar patjetër. Gjykata do bëjë gabimin më të madh nëse Gjykata e Apelit s’do ja japë vulën Berishës do jetë katastrofë. Unë nuk mund të flas po që katastrofë do jetë,’ tha ai.