Ernejt Shyti, vrasësi i Behar Sofisë, i cili është bërë bashkëpunëtori i drejtësisë, po jep dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Shyti tregoi në seancën e së premtes se pervëç vrasjes së Behar Sofisë më 25 shkurt të vitit 2021, do të kryente edhe dy vrasje te tjera, një në Kamzë dhe tjetra në Gjermani, por që nuk u realizuan.

Sipas tij, porosinë për vrasjen e një personi në Gjermani ia dha bashkëpandehuri tjetër Xhuliano Visha, në këmbim të 500 mijë eurove.

Ndërsa për vrasjen e Behar Sofisë, Shyti ka treguar se e ka mbajtur disa ditë në vëzhgim dhe vrasjen e ka marrë përsipër në këmbim të 50 milionë lekëve, por paratë edhe pse kreu ekzekutimin, nuk i mori.