Një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës kryesisht në Sardenjë, është shkatërruar nga autoritetet italiane. Mediat vendase shkruajnë se janë arrestuar 10 persona, ku mes tyre ka edhe shtetas shqiptarë.
Në kuadër të këtij operacionit deri tani janë sekuestruar mbi 100 kilogramë kokainë, e cila trafikohej e fshehur brenda djathit parminxhano.
Ndërsa “koka” e grupit kriminal ishte një 37-vjeçar shqiptar. Sasia e drogës së sekuestruar dyshohet se ka sjëllë të ardhura të paligjshme prej 20 milionë eurosh.
Duket cituar policinë, mediat italiane shkruajnë se grupi kriminale furnizohej me sasi të mëdha kokaine nga jashtë, në veçanti nga Holanda dhe arrinte në Itali me kamionë. Më pas kokaina ruhej në magazina në provincat e Asti, Alessandria dhe Cuneo dhe në zona të tjera të Italisë veriore, përfshirë provincën e Rovigo.
Nëpërmjet korrierëve shpërndahej në rajone të ndryshme (Piemonte, Lombardia, Veneto, Toskana, Siçilia dhe Sardenja) për të përfunduar në sheshet e tregtimit të drogës.
Për transport përdoreshin automjete në pronësi ose me qira.