3 të vdekur dhe 4 persona të plagosur ishte bilanci i aksidentit të rëndë, të ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbrit.

Në pamjet e siguruara në vendngjarje shihet se si dy mjetet që u përplasën në vendi ne quajtur “Ura e Gjoricës” janë shkatërruar plotësisht. Dy vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi humbën jetën direkt, teksa e afërmja e tyre Lulzime Istrefi, ndërroi jetë rrugës për në spital.

Edhe një tjetër e afërme e familjes Istrefi, Firuze Istrefi ka marrë plagë të rëndë dhe po lufton për jetën, së bashku me 3 të plagosurit e tjerë, Mërgim Lazri, Ediso Lazri dhe Kadrie Markeçi.

Nga videot vihet re dhe mungesa e ndriçimit në këtë pjesë të rrugës dhe kjo dyshohet të jetë një ndër shkaqet e këtij aksidenti tragjik.