Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçar ka humbur në det, pasi hyri për të shpëtuar shokët e tij që po mbyteshin.
Uniformat blu bëjnë me dije se dy 15-vjeçarët e shpëtuar ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për gjetjen e të riut. Shpresat për ta gjetur të gjallë janë të ulëta për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 19 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.