Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me lëvizjen e radhës që ka bërë GJKKO.
Teksa GJKKO ka marrë ditën e sotme urdhrin që të ushtrohen kontrolle në banesat e Arben Ahmetaj dhe parteneres së tij, duket se i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ish-zv/kryeministrit.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, Ahmetaj shkuan se ditën e sotme është bërë reprezalaj e radhës për famijen e tij nga mosha 82 vjeç dhe poshtë.
Ndërkohë që shton ndër të tjera se të moshuarve të familjes iu janë marrë dhe telefonat celularë.
Ahmetaj shkruan se autoritetet hetimore “në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.”
Postim i plotë:
Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve …