Është përshkallëzuar protesta e thirrur nga opozita ditën e sotme përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Protestuesit kanë arritur të çajnë korridorin e policisë, ndërsa kanë hedhur edhe bomba molotov drejt tyre dhe drejt godinës së Kuvendit.

Ndërkohë, efektivët janë të pajisur me spraj lotsjellës, me të cilin po përpiqen të largojnë qytetarët.