Deputeti Flamur Noka është përjashtuar ditën e sotme nga Seanca parlamentare, pas debateve të ashpra me deputetët e Partisë Demokratike dhe kryeparlamentaren Lindita nikolla.

Vendimi është marrë nga Nikolla, teksa më herët, Nokës iu bë vërejtje për sjelljen e tij. Pas debateve në lidhje me vendimin e Grupit Parlamentar të PD për përjashtimi ne Nokës dhe disa mbështetësve të tjerë të ish-kryeministrit Sali Berisha, Noka bllokoi foltoren e Kuvendi, duke e bërë të pamundur vijimin e seancës.

Nikolla iu drejtua sërish Nokës duke i thënë se i ka dhënë paralajmërimin, tërheqjen e vëmendjes, ndërsa e lajmëroi se është në kushtet e pezullimit dhe largimit nga seanca.

“Zoti Noka jeni në kushtet e nenit 65 kur po mbani foltoren pa asnjë arsye duke penguar zhvillimin e seancës. Ju kam dhënë masat paraprake, ju përjashtoheni nga seanca e sotme. Nuk mund të vijoni me këtë sjellje anti qytetare. Merret masa e përjashtimit për zotin Flamur Noka sepse vijoni të mbani të zaptuar foltoren edhe pas paralajmërimit. Lironi sallën zoti Noka”, u shpreh Nikolla para dhënies së 5 minutave pushim nga seanca.