Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Gjithashtu ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri që ka përfshirë ish-godinën e tatimeve.