Sherri në Hamallaj të Fushë Krujës, shkarkohet nga detyra punonjësi i Gardës, Martin Nikolla.

Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen ‘pse më sheh’, ka nisur dhuna barbare.

Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta.

Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.