Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Mallakastër, ku 89-vjeçari Çaush Shehaj, ndërroi jetë pasi u grabit me dhunë nga dy të rinj.
Një i afërm i viktimës ka treguar detaje nga grabitja, teksa tregon se 89-vjeçari ka rënë pre e grabitjes edhe një javë më parë, por autorët nuk morën asgjë. Ai thotë se 2 autorët e kanë masakruar.
“Jetonte me gruan, kishte probleme me gruan, sepse ishte me sklerozë dhe jetonin bashkë në kushte jo shumë të favorshme. Ata jetonin vetëm, i kishin vajtur një javë përpara për t’i vjedhur, kjo ishte hera e dytë, policia nuk mori masa, punoi tërë jetën e tij dhe mblodhi 5 lekët dhe ato 5 lekë ia morën dhe dhunë. Ata mendonin për lekë të madh, po ai i kishte lekët në bankë, ka 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe 1 në Francë.”, tregon i afërmi.