Edmond Papa u ekzekutua me armë zjarri brenda një lokali në zonën e njohur si Selitë, në Tiranë, pasi u qëllua nga një person i maskuar me kapuç.
Deri më tani, Papa, i njohur edhe me mbiemrin Hoxha, është ekzekutuar me nëntë plumba pranë një lokali, sapo doli nga automjeti i tij tip G-Class, teksa Policia ende nuk ka gjurmë të autorit.
Ndërsa gjithashtu është mësohet se viktima jetonte pranë lokalit ku ndodhi ngjarja, në një vilë 3-katëshe.
Trupi i viktimës është gjetur pas vrasjes, brenda lokalit, ndërsa lidhur me lëvizjet e autorit nuk ka asnjë detaj. Nuk dihet se nga ku ka ikur dhe si është “zhdukur”, ndërsa viktima është dërguar nga të pranishmit e tjerë në lokal tek spitali i Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë një person me kapuç, i cili është larguar me shpejtësi, duke u larguar nëpër rrugicat e lagjes së selitës dhe si rrjedhojë ka humbur edhe gjurmët.
Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte disa prona dhe hotele në jug të vendit. Lidhur me këtë fakt Policia e Shtetit po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi, por një tjetër pistë që po hetohet është ajo e aktivitetit kriminal në Angli, pasi dyshohet se ka pazare të prishura në rrjetet e trafikut të drogës në vendin ishullor. Por ky duket se nuk është problemi i parë me të për drejtësinë, pasi edhe më herët ka qenë dënuar në Greqi për trafik droge.