Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 56-vjeçar është rrëzuar nga kati i katërt i pallatit ku ai banonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani” dhe, sipas policisë 56-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet nëse është rrëzim aksidental apo dikush e ka hedhur, por grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.