Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjne e sotme në Elbasan.
Bëhet me dije nga burime për mediat se një person ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të marte gjatë një aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj.
Megjithatë pritet njoftimi i autoriteteve për konfirmimin e ngjarjes.