Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku një autoambulancë ka dale nga rruga në afërsi të fshatit Markatomaj.

Mësohet se autoambulanca ka devijuar nga rruga një mjet tjetër, ndërsa dyshohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur një infermier dhe 3 te moshuar, 2 gra dhe një burrë. Ambulanca është e spitalit të Rrëshenit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.