Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 85-vjeçare ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dyt9 i banesës ku jetonte.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Unazën e re në Tiranë.

Informacion paraprak

Më datë 30.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasja B. B., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.