Një incident i rëndë ka ndodhur në një fasoneri në Krujë, ku një 35-vjeçar ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se një punonjës është goditur nga një tranxhë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.