Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore, mbi aktivitetin e anëtarëve të kamoit MEK në Manzë.
Vendimi i GJKKO-së për kontroll në kampin e muxhahedinëve iranianë mban datën 19 qershor dhe është firmosur nga gjyqtarja Etleva Deda. Në dosje thuhet se oficerët e policisë gjyqësore kanë kontrolluar faqen e telegramit “Justice Homeland”, ku ishin ngritur akuza se nga Manza ishin nisur qindra sulme ndaj Iranit.
“Justice Homeland” ëhstë grupi që mori përsipër autorësinë e sulmit kibernetik të ndodhur në korrik të 2022 në vendin rtonë, ku u publikuan informacione të ndjehsme.
“Sipas të dhënave të publikuara në faqen e MEK-ut, toka e Durrësit është përdorur si seli e kryerjes së sulmeve fizike dhe kibernetike kundër vendeve të tjera. Prisni një hakmarrje që do të synojë shqiptaret”- shkruhej në faqen e Telegramit sipas dosjes.