Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat, ku një 18-vjeçar ka përplasur një 70-vjeçar, që po qarkullonte me biçikletë në vijat e bardha.

Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, disa metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Burimet paraprake bëjnë me dije se pas përplasjes, i moshuari Muharrem Kadëna, 70-vjeç, ka rënë pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Më tej, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është kritike, ku ka pësuar hemorragji të brendshme. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë veprimet në vendngjarje, ndërkohë që është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.