Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën.
Policia ka njoftuar se në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, një 19-vjeçar ka përplasur për vdekje burrin që po lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit