Një incident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një 32-vjeçar ka përfuanduar në spital, pas shenbjes së një ballkoni.
Policia ka njoftuar se në lagjen nr. 5, është shembur ballkoni i një apartamenti në katin e tretë të një pallati. 32-vjeçari i cili ndodhej në ballkon në ato momente ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.
Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.