Një 75-vjeçar i cili ishte shpallur i humbur dy ditë më parë, është gjetur i mbytur sot në Gramsh.

Policia ka njoftuar se i moshuari është gjetur në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, ndërsa në trup nuk ka shenja dhune. 

Më 17 korrik, djali i tij e kishte denoncuar si të humbur në polici, duke kërkuar ndihmë për ta gjetur. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi , 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytyr në lumë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.