Janë bërë publike ditën e sotme detaje për vrasjen e dyfishtë në kafenenë e Nea Smyrni mbrëmjen e së dielës. Sipas dëshmive të para të raporteve mjeko-ligjore, 44-vjeçari shqiptar i plagosur nga plumbi i xhelatit ka ndërruar jetë nga ataku kardiak dhe jo nga plaga.

Kjo i bën analistët e Sigurimit të besojnë se objektivi i të armatosurit ishte vetëm shqiptari 41-vjeçar Kreshnik Çerçizaj, pasi nga 7 plumba që ai qëlloi brenda 4 sekondave, 6 kapwn atw ndwrsa një e goditi 44-vjeçari Armando Ogranaja në bark. Siç shihet edhe nga paraqitja e skenës së përgjakshme, pas plumbave të parë që ka “ngrënë” ai ka rënë majtas dhe me siguri një plumb nga plaga depërtuese që ka shkaktuar ka goditur edhe njeriun e dytë.

Por, siç thonë zakonisht oficerët e vrasjeve, kur sulmi ndodh në një kafene para dhjetëra njerëzve, rreziku i viktimave të tjera është shumë i mundshëm. Në fund të fundit, nga të shtënat me armë të sulmuesit është plagosur edhe një 31-vjeçare , e cila sapo po pinte kafenë në vendngjarje. Fakti që vrasësi zgjodhi të godiste në shesh në mes të një mbrëmjeje kafe të së dielës është një enigmë e pazgjidhur për analistët. Ata nuk mund të shpjegojnë arsyet, ndërsa informacionet thonë se urdhri për “fshirjen e hartës” të 41-vjeçarit të shënuar është dhënë nga brenda burgjeve.

Masakra ndodhi dy netë më parë në Athinë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Armando Ogranaja në spital.