Aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Polenë të Korçës, ku një automjet ka rënë në lumë.
Mësohet se mjeti është rrëzuar nga ura dhe ka përfunduar në lumë. Deri më tani një person ka humbur jetën, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për të nxjerrë mjetin nga uji.
Nuk dihet ende se kush është viktima dhe se nëse ka pasur persona të tjerë në makinë.