Një person është aksidentuar për vdekje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në zonën e Unazës së Re.

Sipas policisë, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.