Një tjetër ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në rajonin e policisë në Kalkidha, në Athinë ku një shtetas shqiptar është gjetur pa shenja jete.
Bëhet me dije se shqiptari i identifikuar si Kastriot Periku, 52-vjeç, është gjetur pa jetë brenda në qeli.
Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodh gjatë orëve të natës të së enjtes 20 korrik.
Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë së policisë të Kalkidhës, shtetasi shqiptar ishte ndaluar prej policisë dhe mbahej në birucë për tu dërguar në gjykatë për masë sigurie.
Në rrethana që ende nuk dihen,ai u gjet i varur me një çarçaf në kangjellat e birucës.
Menjëherë u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Lidhur me incidentin prokuroria ka hapur një hetim ndërsa policët dhe oficeri i rojës janë marrë të pandehur nën akuzën e shkeljes së rregullave të shërbimit.