Katër shqiptarë janë arrestuar në Britnainë e Madhe pasi u kapën duke punuar në një shtëpi bari.

Mësohet se në pranga kanë rënë Eneo Kamberi, 24 vjeç, 28-vjeçari Eriton Qama, Esat Qama, 25 vjeç dhe Eduard Rrampushaj, 27 vjeç.

Policia ra në gjurmët e shqiptarëve për shkak të nj denoncimi nga fqinjët, të cilët kishi nraportuar se kishin parë disa persona duke ngarkuar një furgon Ford Transit ngjyrë argjendi me disa pako të dyshimta.

Autoritetet ndaluan fillimisht automjetin, në të cilën gjetën Kamberin dhe dy vëllezërit Qama, teksa pasi shkuan në godinën e kthyer në “shtëpi bari”, ata arrestuan dhe 27-vjeçarin Rrampushaj.

Ndqërkohë, në shtëpinë e barit u gjetën rrënjë kanabis me vlerë 390,000 paund.