Një skandal ka përfshirë Maqedoninë e Vriut, pas publikimit të një raporti të kryer nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev.

Në këtë raport, është konstatuar një qasje nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev, ndaj kolegëve të saj gjykatës me origjinë shqiptare.

Mes rreshtave, shihet se Manev i drejtohet kolegëve me termat  “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhë”.

“Termi ‘shiptar’ konsiderohet politikisht jokorrekt dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për pjesëtarët e nacionalitetit shqiptarë, të cilët jetojnë në Kosovë dhe jo vetëm. Në Serbi, termi ‘shiptari’, ka një konotacion negativ, pasi lidhet me njerëz që janë primitiv dhe jo të civilizuar.