Shtatë shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e polcisë në Angli, pasi akuzohen se ishin pjesëtarë të një bande kriminale.

Mësohet se policia arriti të godiste bandën e drejtuar nga vëllezërit shqiptarë Edmund dhe Eduard Haziri, e cila transportonte drogë të klasit A nga Londra, drejt qytetet e tjera angleze.

Banda kontrollonte operacionin e drogës në linjën e qarkut “Eddie line”, i cili u zbulua se kishte lëvizur kilogramë kokainë në South Derbyshire, North-West Leicestershire dhe East Staffordshire.

Derbyshire Constabulary raportoi se shqiptari Grazmend Hoxha do të udhëtonte nga shtëpia e tij në Leicester për në Londër dhe do të kthehej në Midlands, për të ri-furnizuar tregtarët e shumtë të bandës që shisnin drogën deri tek 145 klientë në ditë.

Anëtarët e bandës që u shpallën fajtorë javën e kaluar për furnizim kokaine, pas një gjyqi tetë-javor në Derby Crown Court, janë:

-Edëard Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Lewisham, Londër

-Grazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester

-Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Wolverhampton

-Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Wolverhampton

Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër

Razvan-Ionel Manoliu, 27 vjeç, nga Village Mews, Burton Upon Trent

Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville