Një pistë e re hetimi është ngritur për krimin që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku Roland Sinani vrau kunatën e tij, Migean Sinani.

Nga provat e mbledhura deri më tani nga vendngjarja, policia dyshon se një person i tretë është i përfshirë. Ky dyshim ka ardhur pasi dhoma e gjumit ku i gjet viktima,  ka qenë rrëmujë duke ngritur dyshimet për një përleshje.

Po ashtu arma e krimit është gjetur pak metra larg trupit të autorit të dyshuar, Ronald Sinani, në trupin e të cilit janë gjetur dy plumba. Kjo ngre dyshimet se ai mund të mos jetë vetëvrarë, por ka qenë dikush tjetër që e ka qëlluar, duke i marrë jetën.

37-vjeçarja po flinte në dhomën e gjumit së bashku me vajzën 2-vjeçe, kur u ekzekutua me armë, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ndodhi krimi, pasi punonte si taksist natën.

Nga ana tjetër prindërit e autorit të dyshuar që ndodheshin në banesë, janë marrë në pyetje nga policia.