Dy persona me precedentë të rëndë penale janë raportuar të zhdukur në Sarandë ditën e sotme.

Mësohet se prej ditësh Leonard Thodhori, 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, kanë humbur gjurmët me familjarët. Policia ka nisur kërkimet dhe prej orësh po kryen këqyrje kamerash sigurie dhe kontrolle në kërkim për t’u vendosur në gjurmë të dy personave.

Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole” rezulton i dënuar disa herë dhe ka qenë i dyshuar si pjesmarrës në masakrën e Qafë Gjashtës në vitin 1997, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po ate vit per “moskallezim krimi” lidhur me nje ngjarje tjeter te kryer nga Gjini. I arrestuar me pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Perdorues i lendeve narkotike dhe i dyshuar si i perfshire ne trafik lendesh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç rezulton i dënuar me parë për “armembajtje pa leje” dhe “plagosja e lehte me dashje”.

I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndare ne doza gati per shitje.